Kush kujdeset për fotot e Amit dhe Ermalit? Dyshja zbulon fotografin e tyre më të mirë

Fundjava i takon familjes dhe këtë na e tregon dhe Ami me foton e saj më të fundit krah Ermalit. Moderatorja ka ndarë me të gjithë ndjekësit portretin më të bukur familjar, të cilin është kujdesur ta kapë djali i tyre, Joeli.

“Fotoja është më shumë se e bukur, sepse u shkrep nga Joel ëmbëlsira”, shkruan Ami krah postimit të saj më të fundit në ‘Instagram’ bashkangjitur me disa emoji zemrash. Prej disa ditësh çifti i njohur i ‘showbiz-it’ shqiptar kanë treguar se kanë qenë duke udhëtuar në destinacione të ndryshme. Ermali ka publikuar gjithashtu disa momente në llogarinë e tij në ‘Instagram’, ku duket se është kujdesur t’i prishë të gjitha pozat e Amit.

Komentet e ndjekësve të çiftit kanë qenë nga më të ndryshmet, duke i komplimentuar për familjen e tyre.

Share With:
Translate »
386 Views