Ky baba i ve u maskua si mamaja e vajzës, për t’i bërë realitet dëshirën e madhe!

Daniel Correa është krenar për Lunën, vajzën e tij 5-vjeçare të cilën po e rrit vetë. Në vitin 2016 gruaja e tij, Stella Noleto humbi betejën e gjatë me lupusin. Kjo e shkatërroi familjen. Megjithatë, Daniel dhe Luna kanë arritur ta kapërcejnë dhimbjen dhe bënë diçka vërtet admiruese për Stellën dhe të gjitha nënat.

Kids’Time do t’ju tregojë juve për këtë baba, i cili mori duartrokitje dhe respekt pafund, pasi vuri veten në këpucët e një nëne.

Një lamtumirë e trishtuar!

Në vitin 2016, Danieli ndau lajmin e trishtë me familjen dhe miqtë më të ngushtë, se  Stella, gruaja e tij, kishte ndërruar jetë. “Unë premtova se do të jem babai më i mirë në botë dhe jam. Unë mundem vetëm të të falënderoj  për 8 vjetët më të mira të jetës sime. Unë do të të dua përgjithmonë!“,- shkroi ai në postimin me të cilin i jepte lamtumirën gruas së tij, të cilën e adhuronte.

-Një premtim që duhej ta mbante!

Daniel nuk e shkroi kot atë mesazh. Ai menjëherë mori përgjegjësitë për Lunën. I dha të bijës gjithë dashurinë dhe forcën që i duhej për të kapërcyer atë humbje aq të madhe, në një moshë kaq të vogël. Filluan të dilnin shëtitje, të bëjnë aventura dhe krijuan momente të paharrueshme.

Në vitin 2019, Luna kishte një ide. Ajo i kërkoi babait të saj të shndërrohej në nënë për një ditë, në mënyrë që të mund të shijonte një ditë të bukur, në Ditën e Nënës në shkollën e saj. Në fillim, babai i saj nuk ishte aq i sigurt për këtë. Ai i sugjeroi që të merrte gjyshen ose tezen në vend të tij. Po Luna insistoi që të merrte babanë e saj dhe përfundimisht u bindën që ai ishte kandidati më i mirë.

Ai u shndërrua në nënë, për një ditë për të shijuar Ditën e Nënës, me vajzën e tij.

“Me lot në sy, Luna më lutej që të bëhesha nëna e saj për një ditë. Ajo më kërkoi të ngjyrosja mjekrën time të vendos paruke bionde, njësoj si nëna e saj.”,- tha babai i Lunës.

I riu brazilian hodhi një postim në Instagram dhe u tha njerëzve që, përpara se ta gjykonin, ata duhet të dëgjonin historinë e tij. Ai regjistroi një video me vajzën e tij, ku ajo thotë se është pranë  “nënës” së saj në shkollë. Ai gjithashtu shtoi: “Vdekja është e pashmangshme, por ne nuk kemi nevojë ta kalojmë këtë në trishtim, a jeni dakord? Luna, unë të dua! Ishte e çmuar të shihja buzëqeshjen në fytyrën tënde kur më pate veshur si “nënë”.

Share With:
Translate »
473 Views