Ky bebush mezi kishte pritur të dalë: Bëri ardhjen më spektakolare të mundshme!

Angel Taylor nga Bremerton, Washington u shokua kur mësoi se do t’i duhej ta lindte bebushin e saj përmes operacionit dhe jo në mënyrë natyrale. Vogëlushi vendosi të vijë në jetë pas 4 ditësh frike dhe proçesi të komplikuar, por gjithçka u harrua që në momentin e parë kur doli.


Takimi i parë i bebit me njerëzit ishte gati spektakolar. Duart e tij ishin të hapura dhe dukej sikur thoshte “ia dola”, ndërkohë që buzëqeshte me sa ka fuqi një njeri që ka vetëm 5 sekonda në jetë. Momenti super i veçantë sigurisht nuk mund t’i shpëtonte fotografes, e cila duket se i ka dhënë prindërve kujtimin më të bukur. Fotot u bënë gjithashtu shumë shpejt virale. anabel


“Më vjen për të qeshur kur i shoh këto foto. Ai ka qenë në këtë pozicion gjatë gjithë kohës në barkun tim. Mund ta imagjinoj si shtriqej atje brenda.”- tregoi e ëma. Pas pak ditësh në spital si 33-vjeçarja ashtu dhe bebi gëzojnë shëndet të plotë. Madje, ai vazhdon të jetë foshnja më rehat që është parë ndonjëherë. Siç tregon ajo, ai nuk qan kurrë, është gjithnjë duke buzëqeshur dhe ka një qetësi që të çudit. Hm, kuriozë jemi të dimë nëse do të jetë kështu edhe pas 18-vitesh!

Share With:



253 Views