Ky element i shtëpisë mund të rrezikojë jetën e fëmijës tuaj

Një fëmijë gati vdiq deri në momentin kur prindërit e dëgjuan të bërtiste me zë .

Një vajzë katërvjeçare, Crystal Williams ka përfunduar e varur në kordon që bëjnë të mundur hapjen dhe mbylljen e roleteve të vendosura në dritare.

Madje babai i saj ka publikuar një fotografi të vajzës për të këshilluar të gjithë prindërit që të kenë kujdes sepse fëmijët mund të përfundojnë ngjashëm.

“Nëse dritaret e juaja kanë një mundësi të tillë për t’u hapur dhe mbyllur atëherë largojeni atë nga vendi ku ka fëmijë”, kishte thënë prindi i fëmijës.

“Vajza jonë u gjet në dritare me kordonin e mbështjellë aq ngushtë për qafe, dhe kishte fat të madh që u gjet shpejtë nga mamaja. Ne mund ta kishim humbur atë,fëmijët do të ngjiten afër dritares pavarësisht sa t’i përpiqesh t’i ndalosh”,kishte vazhduar ai.

Gjithashtu sipas The Indepedent, që nga viti 1999 të paktën 31 fëmijë kanë vdekur në Britani të Madhe nga po e njëjta arsye.

Share With:
Translate »
1178 Views