Ky është kampioni i Fortnite, 16 vjeçari fiton 3 milionë dollarë

Fortinte ka mbyllur me sukses kompeticionin e parë botëror që u zhvillua përgjatë 8 javëve. Finalja u zhvillua në New York në stadiumin Arthur Ashe. Fituesi i këtij kompeticioni u shpall 16 vjeçari nga Pennsylvania i cili mundi shumë profesionistë dhe lojtarë të njohur duke dërguar në shtëpi shumën prej 3 milion dollarëve.

Vendi i dytë mori 1.8 milion ndërsa vendi tretë dhe i katërt morën 1.2 dhe 1.08 milionë dollarë.

Kyle ‘Bugha’ Giersdorf siguroi 59 pikë në vendin e parë gjatë fazave të lojës duke krijuar një avantazh të madh me vendet e tjera.  Të gjithë pjesëmarrësit në këtë kompeticion që nuk zunë vendet e podiumit u shpërblyen me 50.000 dollar secili. Kjo e bën këtë, kompeticionin më të madh të videolojrave të zhvilluar ndonjëherë.

Share With:



118 Views