Ky është postimi më i bukur që Khloe ka bërë në rrjet, por fansat iu kthyen të gjithë kundër

Khloe Kardashian është vazhdimisht në ‘shënjestër’ të ndjekësve të saj, të cilët analizojnë çdo detaj të fotove apo videove që ajo publikon në rrjete sociale. Së fundmi, Khloe ka publikuar një foto të Chicago-s dhe True në ‘Instagram’ dhe ‘Twitter’ dhe tani të gjithë fansat janë kundër saj për shkak të përshkrimit. Vogëlushet shfaqeshin duke ngrënë patatina dhe duke pirë pije që sigurisht përmbajnë kalori, por çfarë bëri Khloe? Përmendi dietat. Kjo gjë i ka irrituar shumë fansat e saj të cilët e kanë kuptuar që gjithçka ka qenë një shaka nga ana e saj, megjithatë e kanë gjykuar negativisht si veprim. Khloe si gjithmonë ka vendosur të mos reagojë dhe të vazhdojë pushimet e saj e qetë, pa harruar dhe fotot me bikini në ‘Instagram’.

Share With:
Translate »
345 Views