Ky frut gjatë shtatzënisë parandalon mbipeshën dhe ndihmon zhvillimin neurolgjik të bebes

Një bajame e vetme përmban proteina, fibra, hekur, zink, vitamina A, B6, E, kalcium, mangan, magnez, bakër, acid folik dhe riiboflavinë.

Përvarësisht përmbajtjes së lartë të yndyrave, bajamet janë shumë të shëndetshme dhe të ushqyeshme. Por bajamet ofrojnë edhe një përfitim më pak të njohur, por që është një aleat i fortë i zhvillimit të fëmijës që keni në bark.

Studimet e fundit kanë treguar se bajamet janë një burim i pasur i acidit folik që ndihmon trurin dhe zhvillimin neurologjik të fetusit. Kurse vitamina E, mbron fëmijën nga rrisku i astmës. Veç të tjerash, ato janë një burim i shëndetshëm i yndyrave dhe karbohidrateve si dhe ndihmojnë në eliminimin e kileve të tepërta që vijnë bashkë me shtatzëninë duke dhënë një ndjesi ngopjeje.

Bajamet janë një vakt shumë i shëndetshëm për të kënaqur nevojat nutricionale të një gruaje gjatë shtatzënisë.

I ofrojnë edhe benefite të tjera trupit tuaj:

Janë një burim i shkëlqyer i acidit folik

Bajamet janë burimet më të pasura natyrale të acidit folik. Kështu që gratë shtatzëna mund t’i hanë pa problem për zhvillimin korrekt të fetusit. Ndihmojnë trurin dhe sistemin neurologjik të fëmijës. Mund të jetë e nevojshme të merrni një sasi të caktuar acidi folik para dhe gjatë shtatzënisë për të parandaluar defektet neutrale që mund të shkaktojnë probleme të pakurueshme për fëmijën.

Përmirësojnë përgigjen metabolike

Një studim ka vërtetuar se fëmijët janë gjithmonë e më shumë të rrezikuar nga obeziteti dhe shqetësimet metabolike me kalimin e kohës. Janë një burim i shëndetshëm yndyrash dhe karbohidratesh. Reduktojnë stresin oksidativ, inflamacionin dhe sheqerin në gjak.

I sigurojnë hekur fëmijë suaj

Me 28 gr bajame siguroni 6% të vlerës së përditshme të hekurit në trup. Një prej shumë përfitimeve të bajameve në shtatzëni është se mund të kënaqin nevojat për hekur në këtë fazë të jetës suaj. Kërkesat për hekur janë më të larta pas tremujorit të parë.

Share With:
Translate »
435 Views