Ky version i ‘Jingle Bells’ nga vajza e Aurela Gaçes do ju pëlqejë të gjithëve

Këngëtarja e dashur e skenës shqiptare, Aurela Gaçe ka publikuar herë pas here video të ndryshme të dy vajzave të saj, të cilat duken se gëzojnë të njëjtat talente si mami. Pak më parë ajo ka ndarë me fansat një video të vajzës së saj të vogël, Abigail e cila duket se këndon së bashku me Aurelën këngën ‘Jingle Bells’. Edhe gjatë momenteve kur Gaçe ndalon së kënduari, e vogla arrin ta vazhdojë këngën vetë me plot sukses. Duket se veshi i muzikës nuk mungon as tek vogëlushja, detaj të cilin e kanë vënë re dhe miqtë e Aurelës, të cilët kanë komentuar poshtë videos.

Kujtojmë se ky nuk është postimi i parë ku artistja ndan me të gjithë ndjekësit video në të cilat shfaqen dy vajzat e saj, Abigail dhe Grace. 

Vajza tjetër e këngëtares e shoqëron shpeshherë Aurelën gjatë orëve të stërvitjes, ku ajo ushtrohet në ‘Kung Fu’.

View this post on Instagram

Kemi kokën tonë ? .

A post shared by membaj#newsong (@aurelagaceofficial) on

Share With:
Translate »
445 Views