Ky vogëlush sot është marinari i muzikës shqiptare dhe vajzat çmenden për të

Personazhet e showbizit shqiptar duket se i ka kapluar një nostalgji për të shkuarën përgjatë ditëve të fundit dhe i radhës që ka ndarë një fragment nga fëmijëria e tij, ka qenë kantautori Flori Mumajesi.

Në një postim në Insta Story, Flori ka publikuar një foto të tijën që me sa na lë të kuptojmë nga gishtat e dorës, duhet të jetë shkrepur në moshën 6-vjeçare.

Në imazhin bardh e zi, artisti fitues i “Kënga Magjike 2018”, shihet i veshur me kostum marinari dhe si për çudi, i ulur me një kalë druri, që duket se ka historinë e vet.

“Kush është rritur në Kombinat e njeh mirë këtë kalin!”-shkruan me humor Flori në foto, duke lënë të kuptohet se kali me siguri ka qenë aksesori i preferuar i fotografit të lagjes së tij, për fotot e fëmijëve.

Share With:



76 Views