Kylie Jenner në super formë, ekspozon trupin 7 muaj pas lindjes
Kylie Jenner po kalon disa ditë pushime në Miami me bashkëshortin dhe vajzën e saj, Stormi. Ajo u bë nënë vetëm pak muaj më parë dhe siç e shihni nga fotot është rikthyer në formë perfekte fizike.
Ndoshta është dhe gjenetike sepse të gjitha femrat e familjes Kardashian kanë forma fizike të jashtëzakonshme. Kështu, gjatë pushimeve të fundit që Kylie Jenner po kalon me të bijën dhe bashkëshortin, ajo është shfaqur me bikini në nuancë argjendi vetëm shtatë muaj pas lindjes së vajzës, Stormi dhe gjithçka në linjat e saj trupore janë për t’u pasur zili.
Por të mos harrojmë se Kylie ndjek edhe një dietë ushqimore të pasur dhe ushtrohet rregullisht në palestër. Të gjithë këto komponentë bashkë, vështirë se mund të japin tjetër rezultat ndryshe nga ky që shohim në foto.