La në mëshirë të fatit Alvin Berishën: Merret vendimi ndaj ambasadorit shqiptar në Turqi

Genti Gazheli, ambasadori shqiptar në Turqi, i cili la në mëshirë të fatit Alvin Berishën duke u mbyllur telefonin gazetarëve italianë, nuk gëzon më postin e ambasadorit. Sipas kalendarit të punës të publikuar nga Komisioni i Politikës së Jashtme në Kuvendin e Shqipërisë, ditën e nesërme (e martë, 12 nëntor) do të realizohet seanca dëgjimore për emërimin e Kastriot Robos si ambasador në Turqi.

MARRË NGA PROGRAMI I PUNËS/ KOMISIONI I POLITIKËS SË JASHTME/ KUVENDI I SHQIPËRISË

Më 17 tetor, Gazheli tronditi opinionin publik teksa nuk u shpreh i gatshëm për të bashkëpunuar me gazetarët e emisionit investigativ italian, “Le Iene”. Luigi Pelazza kontaktoi me Gazhelin, i cili fillimisht u shpreh i gatshëm për ta ndihmuar Alvin, por më pas mbylli telefonin.

11-vjeçari, ndonëse i lindur dhe i rritur në Itali, ka shtetësi shqiptare, çka do të thotë se shteti italian nuk ndërhynte dot për ta ndihmuar.

Fill pas reagimit të ish-ambasadorit, njerëzit reaguan të revoltuar në Facebook.

“Turp të kesh që lë një fëmijë të braktisur në mëshirë të fatit,” shkroi dikush. “A folët ndonjë gjë për atë rastin e Alvinit?” shkroi një tjetër. “Pse eleminon postimet duke fshirë komentet? Apo puna jote si ambasador është të fshish komentet e jo të përballesh me një problem që është në kompetencat e tua?”.

Asokohe, Gazheli fshiu të gjitha postimet në Facebook duke lënë vetëm ato që datonin në 2016-n.

Share With:



58 Views