Lajm i bukur nga çifti i famshëm, prindër për herë të dytë

Boomer Phelps, pas pak muajsh do të jetë vëllai i madh! Michael Phelps dhe bashkëshortja e tij Nicole Johnson, zyrtarisht kanë lajmëruar se janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë dhe në këtë moment janë në qiellin e shtatë.  

32-vjeçari Michael Phelps dhe Nicole Johnson Phelps, mezi kanë pritur për ta ndarë me të gjithë këtë lajm të bukur. Nicole është shtatzënë për herë të dytë dhe lajmin e pritjes së ëmbël ata e kanë publikuar në Instagram pak më parë.

Çifti janë prindër edhe të një djali të mrekullueshëm 1-vjeçar, të cilit i kanë lënë ekskluzivitetin për të dhënë lajmin e bukur. Boomer Phelps, tashmë do të jetë vëllai i madh, por nuk dihet nëse do të ketë motër apo vëlla! “Numri 2 është rrugës! Jam shumë i gëzuar! Do të jetë djalë apo vajzë” – shkruhet në profilin e Michael në Instagram.

Number 2 on the way!!!! So excited!! Wonder if it's a boy or a girl??

A post shared by Michael Phelps (@m_phelps00) on

 “Lil do të jetë vëllai i madh!!” – shkruan edhe Nicole në faqen e vet sociale. Even Boomer, i cili ka edhe ai një profil të vetin, në një foto të adhuruar, ka shkruar. “Shumë i gëzuar të shoh çfarë do të ketë mami. Do të kem motër apo vëlla? 

Lil mans going to be a Big Brother!!!

A post shared by Nicole Michele Phelps (@mrs.nicolephelps) on

So excited to see what mama is having!! Do I get to have a brother or a sister?!?

A post shared by boomer phelps (@boomerrphelps) on

/Revista Class

Share With:



396 Views