Lajmi i fundit | Adoleshentja nga Durrësi hidhet nga kati i dytë i pallatit

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në zonën e Plazhit në Durrës.
Një vajzë vetëm 15 vjeçe është hedhur nga kati i dytë i një pallati siç raporton për BalkanWeb gazetarja Klodjana Haxhiaj.
Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, ndërsa vajza është transportuar me urgjencë në spitalin e Durrësit.
Gjendja e saj paraqitet e rëndë, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton.
Shkaqet pse ndërmori aktin e rëndë janë ende të paqarta.

Share With:



276 Views