Lajmi i fundit, i mituri i jep fund jetës duke u vetëva rur

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë pasdite në fshatin Verri të Fierit.

Një 16-vjeçar dyshohet se ka varur veten në kasolle. Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje, ndërsa po hetohet përse ka ndodhur ngjarja e rëndë.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për “Balkanweb” se adoleshenti i vetëvarur është shtetasi me inicialet Gj.T.

Njoftimi i policisë së Fierit:

Fier

Informacion paraprak

Sot rreth orës 16:30, dyshohet se është vetëvarur dhe ka ndërruar jetë një shtetas 16-vjeçar nga fshati Verri, Fier.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Share With:
Translate »
530 Views