‘Le të humbasim disa kile’, Almeda nis stërvitjen pak javë pasi Efehan erdhi në jetë

Almeda Abazi ka nisur përpjekjet e para për të humbur kilet e tepërta pas ardhjes në jetë të fëmijës së parë. Pak më parë, bukuroshja e ekranit publikoi një sekuencë ku shfaqet e djersitur pas një stërvitjeje intensive në palestër. Ish-Missi ka nisur të punojë për të larguar atë pak peshë që ka fituar nga pritja e ëmbël e 9 muajve, kur siç ka treguar vetë, ka ngrënë pafund dhe ka shtuar disa kile më shumë.

Së shpejti, me siguri Almeda do ndajë rezultatet me ndjekësit e saj, të cilët janë shumë kuriozë për ndryshimin që do pësojë dhe detajet e regjimit që bukuroshja ka ndjekur. Kujtojmë se Efehan erdhi në jetë në 5 maj të këtij viti dhe është fëmija i parë i çiftit Almeda dhe Tolgahan.

Share With:



180 Views