Ledri Vula feston ditëlindjen, e ëma bën urimin më origjinal

Dita e sotme për reperin e njohur Ledri Vula është e ve çantë, pasi ai feston ditëlindjen.

Ka qenë vetë Ledri që e ka ndarë këtë gëzim me të gjithë përmes një postimi në Instagram, ku tregon dhe shifrën, plot 33.

Ndërkohë për reperin nuk kanë munguar as urimet e shumta nga fansat e tij dhe shumë personazhe publikë si Ylli Limani, Butrint Ymeri, Dhurata Dora dhe Kida.

Mirëpo urimi më i ve çantë ka ardhur nga nëna e tij, moderatorja Xheraldina.

Ajo ka publikuar një foto ku Ledri është përkulur të marrë nga akullorja e saj dhe e quan të birin ‘Hajni i akullores. 10/07’.

Share With:
Translate »
520 Views