Leja e lindjes mbaroi, Adelina sjell këngën e parë

Verën e shkuar këngëtarja Adelina Tahiri u bë nënë për herë të parë, me një djal që ia vendosi emrin Jon. E që prej asaj dite, duket se këngëtarja u shndërrua në një “nënë me kohë të plootë”, pasi hoqi dorë nga muzika.

Por lajme të reja vijnë nga këngëtarja e dashur për publikun. Së shpejti ajo do të sjell një këngë. Sipas Prive.al ajo e ka gati këngën dhe pritet vetëm klipi.

Tahiri ka premtuar se kënga e re do jetë diçka që s’e kemi parë më herët ajo, madje një ekip i madh po punon që ky projekt të dal në pritshmëritë e këngëtares.

Projekti i fundit i këngëtarës është kënga “S’je normal”, i cili u publikua disa muaj përpara se ajo të bëhej nënë

Share With:
Translate »
470 Views