Leja e lindjes mbaroi! Xhensila rikthehet me nje super bashkëpunim

Xhensila Myrtezaj është gati të rikthehet fuqishëm në tregun muzikor shqiptar! Pas lindjes së vajzës me 12 korrik, këngëtarja shqiptare zgjodhi të rrisë të voglën e saj, Ajka duke mos u përqëndruar aspak tek muzika.

Por dalëngadalë, Xhensila nisi të shfaqej pranë fansave të saj, me koncertet e organizuara jashtë vendit edhe përse nuk pushonte së qari përgjatë gjithë fluturimit, sepse i duhej të qëndronte 24 orë larg vogëlushes Ajka.

Mirëpo, duket se Xhensila është bërë e fortë dhe ka vendosur të rikthehet njëherë e mirë me një këngë të re. Në një foto të publikuar në profilin e saj në “Instagram”, Xhensila shfaqet nga studio muzikore pranë Pirro Çakos dhe Darko Dimitrov.

I vetmi mesazh që përcjell kjo foto është se Xhensila po bën gati këngën e re!

Tani lind pyetja, do të jetë Xhensila vetëm, apo bashkëpunim?!

Share With:
Translate »
988 Views