Lëndët kryesore ushqyese të nevojshme për shtatzani

Më poshtë kemi përmbledhur shkurtimisht disa nga vitaminat dhe mineralet thelbësore për një shtatzëni të shëndetshme.

Acidi folik – kontribuon në rritjen e indeve të nënës gjatë shtatzënisë. Konsumi i së paku 400mcg në ditë, të paktën një muaj para dhe tre muaj pas ngjizjes, mund të zvogëlojë rrezikun e defekteve të tubit nervor të fetusit.

Vitamina B12 – e nevojshme për ndarjen normale të qelizave, strukturën dhe funksionin neurologjik, dhe kontribuon në formimin normal të gjakut, të cilat janë procese të rëndësishme gjatë shtatzënisë.

Kalciumi – i domosdoshëm për dhëmbët normal, strukturën e eshtrave, i rëndësishëm për zhvillimin e fëmijës.

Jodi, Fosfori, Vitamina D dhe Vitamina B12 – kontribuojnë në rritjen dhe zhvillimin normal, duke përfshirë atë të foshnjës.

Vitamina C, Vitamina B2, Vitamina B3, Vitamina B6, Vitamina
B12, Folati dhe Hekuri kontribuojnë në reduktimin e lodhjes, që është gjendje e shpeshtë e shfaqur te shtatzënat.

Proteina – e domosdoshme për ndërtimin dhe riparimin e indeve, rritjen normale dhe zhvillimin e kockave dhe kontribuon në rritjen e masës muskulore.

Probiotikët – kontribuojnë në shëndetin gastrointestinal dhe ruajtjen e mikroflorës së dobishme gastrointestinale, të cilat i bëjnë mirë grave shtatzëna.

Fibra – ndihmon në jashtëqitje të rregullta, të cilat mund të bëhen të parregullta gjatë shtatzënisë.

Share With:



190 Views