Letër psikologes | Si t’u tregoj fëmijëve që u ka ndërruar jetë gjyshi?

Përshëndetje e nderuar, ju uroj një vit të mbarë në familje e në punën tuaj.

Ka disa ditë që babai im ka ndërruar jetë, unë kam 2 fëmijë  të cilët ishin shumë të lidhur me babain tim. Babai vuante nga një sëmundje nga e cila dhe vdiq. Problemi im është se nuk ja kam thënë akoma fëmijëve që gjyshi nuk do të jetë më me ne. Fëmijët për këto ditë kanë qëndruar me prindërit e nuses time pasi kanë pasur edhe pushimet në shkollë. Ne shkuam atje natën e Vitit të Ri që edhe fëmijët të mos mërziteshin. Si t’ua them fëmijëve që gjyshi i tyre ka vdekur, kemi vendosur t’i lëmë te prindërit e nuses edhe për ca ditë të tjera fëmijët. Ju falënderoj!

Përgjigjet psikologia

Përshëndetje, dua gjithashtu tu uroj edhe unë një vit të mbarë për familjen tuaj megjithëse dhimbja qëndron në shpirtin tuaj. Ngushëllime për humbjen e babait tuaj.

T’u thuash fëmijëve se gjyshi apo gjyshja e tyre nuk do te jeton më, është shumë e vështirë.

Një nga vështirësitë që hasin shumë prindër në rritjen e fëmijëve të tyre është shpjegimi i vdekjes.  Shumë të rritur shmangin temën, gjë që i bën ata të pakëndshëm, duke menduar të mbrojnë fëmijët mendojnë gjithashtu pse të zbuloni të vërtetën e hidhur.  Sidoqoftë, fëmijët, nuk jetojnë në një botë të mbrojtur, vdekja prek gjithashtu familjet dhe mjedisin e tyre: një mësues, një shok, një gjysh apo edhe thjesht një kafshë shtëpiake. Ne duhet t’u shpjegojmë atyre me fjalë të thjeshta se ekzistenca njerëzore, si çdo formë tjetër e jetës, është e destinuar të ketë një përfundim, si dhe një fillim. Është e rëndësishme t’i edukojmë ata  t’i tregojmë për vdekjen, ciklin e jetës, rrugën që do të kemi të gjithë për të udhëtuar, disa më parë, të tjerët pas.

Fëmijës duhet t’i shpjegoni gjithashtu disa gjera rreth vdekjes, për shembull:

  • Vdekja është kur trupi i dikujt ndalon së punuari, nuk merr më frymë, ha ose pi.  Shumë njerëz vdesin sepse janë shumë të moshuar dhe trupat e tyre janë shumë të lodhur.
  • Nuk është faji i askujt që vdekja ka ndodhur.
  • Të qenit kapriçioz nuk i bën njerëzit të vdesin. Ashtu si të qenit i mirë dhe i dashur nuk i bën njerëzit të jetojnë më gjatë. Mendimet pozitive ose negative për dikë nuk i bëjnë ata të jetojnë ose të vdesin. Disa besojnë se pas vdekjes ka një vend të quajtur parajsë, ku shpirtrat e të vdekurve shkojnë dhe nuk do të vuajnë më. Të tjerët besojnë se nuk do të ketë asgjë më pas.
  • Jeta e përtejme nuk është si një vend në tokë, nuk mund të telefonojmë ose të shkojmë atje.
LEXO DHE :  Basha: Këto dy dosje, janë testi më i madh për SPAK

Ajo që duhet të keni parasysh është se duhet të tregoheni shumë i kujdesshëm me fjalët që përdorni dhe me shembujt që tregoni, duhet t’i shpjegoni gjithashtu arsyen e vdekjes, ta lidhni me moshën dhe me sëmundjen të cilën babai vuante.

T’i shpjegoni se jo të gjitha sëmundjet janë të lehta dhe mund të kurohen, nuk mund të jetë gripi njësoj si një sëmundje shume e vështirë. Kujtojini gjithashtu momentet e bukura të kaluara me të apo ndoshta shprehje dhe dëshira të shprehura nga vet gjyshi.

Inkurajojeni fëmijën se një ditë edhe gjyshi duhet të behet krenar për të. Unë mendoj se keni vepruar drejtë qe nuk i keni shkëputur fëmijët nga festimi i festave.

Duhet të sigurohesh që në fund të bisedës ke dhënë një edukim të mirë dhe nuk e ke frikësuar apo hidhëruar më tepër fëmijën tuaj. Uroj shumë që të krijosh një bisedë të ngrohtë dhe të qartë . Gjithë të mirat!/dritare.net

Enertila Bekteshi, Psikologe Klinike, QSUT

Share With:
Translate »
761 Views