Letra e një burri për të shoqen: “Më mungon ajo që ishe dhe dashurova përpara se të bëheshim prindër”

“Një vit pas lindjes së djalit tonë, unë dhe bashkëshortja ime, Arkiko, u betuam se një ditë në muaj do t’ja rezervonim njëri tjetrit për një “date night”. Ishte një nga ato praktika që çifte të tjera e kishin provuar e lavdëruar shumë ndaj vendosëm ta ndiqnim si ide.

Pas vështirësive të lindjes së djalit, muajve të gjatë pa gjumë, ndryshimeve hormonale dhe një ndryshimi drastik e krejtësisht i papritur i jetëve tona, duket se duhej me patjetër të “rikarikonim bateritë” e dashurisë tonë. Menduam që kishte ardhur momenti t’i riktheheshim marrëdhënies tonë siç ajo kishte qenë në fillim dhe kam vetëm diçka të shkurtër për t’ju thënë: Nuk bëhet. Nuk mund të keni kurrë marrëdhënien që keni pasur përpara se të bëheni prindër.

Kur unë dhe Aki shkuam natën e parë me këtë idenë e “date night” u betuam se për asnjë çast nuk do ta preknim telefonin me dorë dhe nuk do të diskutonim asnjë moment për vogëlushin që kemi pavarsisht dashurisë së çmendur që kemi karshi tij. Duhet të ishim ne të dy, një çast i shkëputur emocional edhe nga dashuria që kemi për birin tonë.

Nuk ndodhi. Thyem me patjetër rregullat. Filluam të shihnim foto të djalit, prindërit tanë na dërgonin gjithë kohës foto se çfarë djali po bënte ndërkohë që nuk ishim ne dhe deri sa mbaruam ushqimin e komentin e fotove, u çuam dhe ikëm në shtëpi.

Aty kuptova se si djali nuk ka ndryshuar vetëm jetët tona por edhe marrëdhënien tonë me njëri tjetrin, me miqtë tanë, me jetën tonë seksuale dhe me karrierat tona. Kur unë e njoha Akin fillimisht, ajo kishte pasione ambicioze njësoj si unë dhe ishte kjo një nga arsyet pse e dashurova çmendurisht sepse shihja tek ajo një potencial të jashtëzakonshëm dhe besoja fort se një ditë mund të fitonte edhe çmimin Nobel për novelisten më të mirë.

Një vit pas lindjes së djalit dhe ja tek ishte Aki…, e cila s’kishte menduar asnjë minutë të vetme për artin që mund të bënte. Dhe tashmë që i duhej të rikuperonte kohën e saj filloi të kuptonte se në fakt asgjë nuk e frymëzonte më dhe e vetmja punë që bënte me dashuri ishte të kujdesej për djalin.

Të qenit prindër na kishte ndryshuar tërësisht. Sikur të kishte rënë një tërmet e të na kishte ndryshuar gjithçka ose sikur të kishim fituar lotarinë. Dashuria për djalin ishte më e fuqishme se çdo gjë dhe në këtë situatë nisa të dashuroja edhe Akin si nënë: adhuroja forcën e saj, besimin, devotshmërinë dhe mënyrën se si qeshte kur biri i përcillte gjithë ushqimin në fytyrë.

Kam dëgjuar shpesh se baballarët e xhelozojnë periudhën kur bëhen prindër sepse duan të mbeten prioritet në familje dhe pas fëmijës vëmendja zhvendoset disi. Unë nuk e kam ndjerë kurrë këtë. Dashuria e Akit për djalin mua më mahniste dhe ajo performancë “bërtiste” veçse dashuri edhe për mua. Dukej sikur kishte më shumë dashuri në shtëpi dhe e ndjeja këtë.

Megjithatë, pavarsisht kësaj dashurie, fillova të kuptoj se më mungonte Aki që njihja përpara se të bëheshim prindër.

Më mungon mënyra se si kishte zërin kur bënte gjumin siç duhet, se si sytë e saj shkëlqenin nga ideja e të pasurit një jetë bashkë, më mungojnë ditët e pushimit kur gjithçka bënim ishte të qëndronim bashkë në kolltuk, lodrat e seksit që nuk kishim as ndrojë dhe as turp t’i linim nëpër shtëpi… e gjëra si këto të cilat nuk mundem më t’i shijoj që pas ardhjes në jetë të djalit. Ne kemi ndryshuar temat e bisedave, jemi më pak çift dhe gjeometria e marrëdhënies tonë ka marrë një dimension “tresh” duke përfshirë në çdo gjë që bëjmë dhe flasim edhe vogëlushin tonë.

Më vjen në kokë gjithmonë një imazh: Ne të dy duke u kënaqur, duke pirë alkool deri në mëngjes, në një dhomë shumë sensuale të një hoteli në Kubë. Ndodhi disa vite përpara se djali të vinte në jetë. Sigurisht mund ta përsërisim si eksperiencë pasi djali të rritet por kurrësesi që s’mund ta shijojmë pa parë fotografitë e djalit pasi të na ketë dalë gjumi. Nuk është tragjike, është thjesht, ndryshe. E dashuria ime e dikurshme, nuk është më aty, ajo është tjetërsuar.

Me kalimin e kohës, kuptova se, ashtu si Aki ka ndryshuar në mënyrë të pakthyeshme nga fakti i thjeshtë i prindërimit, edhe unë kam ndryshuar. Unë jam më shumë dhe më pak se njeriu që isha, identitetit tim tani i jepet formë e re nga jeta ime si një baba. Nevojat dhe shqetësimet e mia të mëparshme ndihen të tepërta, të parëndësishme dhe budallallëqe. Por, deri në një farë mase, ashtu ndihen edhe ambiciet e mia të mëparshme. Tani, unë jam më pak i shqetësuar për të qenë një autor fitues dhe shumë më i shqetësuar për të qenë një baba i mirë, dhe kjo do të thotë të jesh edhe një person më i mirë: më i durueshëm, më bujar dhe më i dashur.

Sa herë që Aki dhe unë folëm për prindërimin kur djali lindi – atë që po bënim mirë, atë që po bënim gabim – bisedat u kthyen gjithmonë në pyetje më thelbësore për vlerat dhe sjelljet tona. Në një farë mënyre, ne jemi bërë njerëz disi të ndryshëm – versionet më të mira të vetes, siç Aki pëlqen të themi – sepse ne po përpiqemi të tregojmë një person të ri mënyrën më të mirë ashtu siç shpresojmë që të jemi për djalin tonë.

Kjo është arsyeja pse unë përpiqem të mendoj për Akin dhe jetën time me të, në të njëjtën mënyrë që unë mendoj për vogëlushin tonë: si një jetë e fazave dhe pikave të rëndësishme. Një jetë me ndryshim të vazhdueshëm, duke u bërë vazhdimisht më të mirë. Dhe ashtu siç e shikoj, me një përzierje gëzimi dhe nostalgjie, shfaqen fazat e ndryshme të jetës. E shikoj gruan time kur ajo bëhet më e mençur, më bujare, më e ndërlikuar, më e rehatshme në lëkurën e saj dhe më konfidenciale me mua. Po, ndonjëherë  më merr malli për gruan që kam takuar një dekadë më parë, por çdo ditë më mungon më pak ajo e dikurshmja dhe shpresoj më shumë tek gruaja me të cilën do të takohem në 10, 20 apo 50 vite më vonë.

Sapo të rritet djali, mezi pres që të shohim veten tonë të ndryshëm – të lodhur dhe të hutuar nga prindërimi, sigurisht, por edhe më të afruar me njëri tjetrin prej saj. Pikërisht ky do të jetë momenti kur do të na nevojiten më shumë se një “date night” në muaj dhe mezi po pres ti kaloj me atë, dashurinë e jetës time…”

Përshtatur nga: News31.al

Burimi: Todayparents.com

Share With:



367 Views