Liani në hapat e Vesës dhe të Big Bastës, së shpejti mund të jetë muzikanti më i ri në familje

Vesa Luma dhe Big Basta kanë një lidhje shumë të ngushtë me djalin e tyre të vetëm, Lian, të cilin i janë përkushtuar në maksimum që nga lindja e tij. Vogëlushi tashmë ka filluar të shfaqë pasionet e tij dhe mesa duket ai do të ndjekë hapat e mamit dhe të babit. Ditën e sotme Vesa ka publikuar në ‘Instagram’ një video në të cilën shihet Liani duke i rënë baterisë. Në televizor shfaqet një këngë e Eugent Bushpepës dhe Liani ndjek të gjitha lëvizjet e bateristit për të bërë njësoj si ai. “Po më shkrihet zemra”, ka shkruar Vesa bashkangjitur videos, duke treguar se është krenare për të birin.

Liani është vetëm 3 vjeç, por duke qenë se fëmijët fillojnë të shfaqin që tani interesat e tyre duket se në të ardhmen vogëlushi do të bëhet një muzikant shumë i mirë. Në fakt duke pasur dy prindër me një karrierë të gjatë në këtë fushë, nuk do të ishte aspak çudi nëse në të ardhmen do e shihim Lianin në skenë duke kënduar apo bërë muzikë, si babai dhe nëna e tij.

Share With:
Translate »
349 Views