Lind foshnja me katër këmbë dhe dy organe gjenitale

Familja e tij, nëna kryesisht, e konsiderojnë lindjen e tij si një “dhuratë të Zotit”.

Lindja ama ishte shumë e dhimbshme për një grua, e cila solli në jetë një vogëlush, me katër këmbë dhe dy penis.

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur këtë të hënë në qytetin e Gorakhpur, në veri të Indisë.

Keqformimi i fëmijës, siç shpjegojnë mjekët, ka ndodhur si pasojë e një sëmundje të rëndë që verifikohet kur në barkun e nënës janë binjakë, të cilët nuk arrijnë të ndahen mirë, pas vdekjes së njërit prej tyre.

Shumë persona janë bërë kureshtar për të parë fëmijën i cili cilësohet si një hyjni nga komuniteti lokal, shkruan noa.al.

Ndërkohë për të mirën e fëmijës dhe për ta bërë që të ketë një jetë normale, do të duhen një sërë ndërhyrjesh kirurgjikale.

Por një gjë e tillë nuk do të jetë e lehtë, duke pasur parasysh koston e operacioneve dhe varfërinë e ekstreme të familjes.

Share With:



234 Views