Lind foshnja “sirenë”

Kjo foshnje, e cilësuar si fëmija “sirenë”, ka ndërruar jetë vetëm 15 minuta pas lindjes. Foshnja, gjinia e së cilës është e panjohur për shkak të lindjes së këmbëve në formë peshku, ishte prekur nga gjendja e njohur si sirenomelia ose ‘sindroma mermaid (sirenë)’, shkaku i së cilës mbetet i panjohur.

Mamaja e foshnjes, Disksha Kamble, shprehet se fëmija e saj lindi normalisht në spitalin Beed në Maharashtra, në perëndim të Indisë.

Ndërsa bashkëshorti i saj, Nanoba Kamble, tha se ishin të shokuar me humbjen e fëmijës.

“Ne nuk kemi parë asnjëherë një foshnjë si kjo”, tha ai.

Sindroma mermaid mendohet të prek një në çdo 100 mijë lindje.

Share With:



408 Views