Lindi 368 gram, mbijeton mrekullisht foshnja

Një foshnje që lindi rreth 368 gram ka mbijetuar mrekullisht.

Kallie Bender lindi para kohe dhe ishte vetëm 25 javëshe.

Ajo ishe aq e vogël saqë unaza e martesës së babait të saj i qëndronte si një byzylyk i madh në dorë.

Por Kallie sfidoi çdo shans, pasi mjekët u thanë prindërve, Ebonie e Dameon, se ajo mund të mos mbijetonte.

Dhe 5 muaj pas lindjes, vajza është nxjerrë nga spitali të hënën. Ajo tani peshon 3.1 kg. Mjekët thonë se vogëlushja tani po ‘lulëzon’ pasi qëndroi në kujdes intensiv për 21 javë.

Share With:



73 Views