Lindi në kampin e refugjatëve, sot është modelja më e famshme e mbuluar

Po i thyen paragjykimet dhe po bën hapa historikë

Manekinia njëzetedyvjeçare me prejardhje myslimane, Halima Aden, ka pozuar për faqen e parë të revistës “Essence” dhe është bërë femra e parë me ngjyrë e veshur me hixhab në faqen e parë të revistës së sipërpërmendur

– Është me rëndësi të jem e dukshme dhe të bëj çdo gjë që mundem në mënyrë që vajzave t’u bëj me dije që nuk janë të detyruara të ndërrojnë identitetin e vet, – ka theksuar ajo.

Ndryshe, Halima me prejardhje është nga Somalia dhe falë kontratës me agjencinë IMG në disa vite të fundit ka bërë disa hapa historikë.

Para vetëm tre vjetësh ka jetuar në Amerikë dhe ishte mbajtur në mend si garuesja e parë për Miss Minnesota, e cila është shfaqur e veshur me hixhab dhe burka.

Gjithashtu, është femra e parë e cila me hixhab është gjendur në faqet e para të revistave “Allure” dhe “Vogue”.

Halima është refugjate nga Somalia dhe ka lindur në kampin e refugjatëve në Kenia.

Kur ishte gjashtë vjeç është shpërngulur në Minnesota ku ka studiuar në Universitetin Shtetëror St. Cloud. 

Share With:
Translate »
454 Views