Lirohen 100 vajzat e rrëmbyera në shkollë nga grupi xhihadist

Më shumë se 100 vajza nigeriane, shumica e të cilave janë rrëmbyer nga Boko Haram janë bashkuar me familjet e tyre, katër ditë pasi u liruan.

Grupi xhihadist rrëmbeu vajzat nga qyteti i Dapçit në muajin shkurt.

Pas lirimit nga robëria dhe një takimi të shkurtër emocional me prindërit e tyre, vajzat u dërguan në kryeqytet për të takuar presidentin.

Ato që u paralajmëruan nga Boko Haram të mos kthehen në shkollë janë shoqëruar nga ushtarët nigerianë për tu kthyer në shtëpi.

Përveç takimit me Presidentin Muhammad Buhari, sapo u liruan, vajzat iu nënshtruan provimeve mjekësore dhe të sigurisë.

Vajzat që u rrëmbyen nga konvikti i shkollës së tyre më 19 shkurt, thuhet se u liruan nga një rrugë gati pesë javë më vonë.

Fillimisht u rrëmbyen 110 vajza, por pesë nuk i mbijetuan përvojës dhe një që i përket fesë së krishterë dhe refuzon të kthehet në islame po mbahet ende nga grupi xhihadist.

Share With:



44 Views