Lirohen 76 nxënëset e rrëmbyera

Pjesa më e madhe e nxënëseve nigeriane të rrëmbyera nga militantët në qytetin Dapchi muajin e kaluar janë liruar, thotë qeveria.

Ministria e Informacionit e Nigerisë thotë se 76 prej 110 nxënësve janë liruar në orët e para të mëngjesit pas përpjekjeve të shumta.

Ushtria më pas ndaloi operacionet e saj në zonë për të siguruar jetët e nxënëseve.

Ministria e Informacionit tha se vajzat janë liruar me ndihmën e disa miqve në vend dhe se negociatat ishin të pakushtëzuara.

Ndërkohë që po bëhen përpjekje për lirimin edhe të vajza të tjera.

Dëshmitarët në qytetin e Dapchi thonë se ekstremistët i dërguan vajzat në qytet në orët e para të mëngjesit, duke paralajmëruar: “Mos i dërgoni kurrë më vajzat tuaja në shkollë.”

Nxënëset u rrëmbyen nga ekstremistët e Boko Haram një muaj më parë dhe fati i vajzave të tjera mbetet ende i paqartë.

Boko Haram përkthehet si “Arsimi perëndimor është i ndaluar” në gjuhën lokale Hausa.

Share With:
Translate »
599 Views