“Lojë e rrezikshme”, fëmija bën xhiro i varur pas tramvajit

Ky është momenti i frikshëm kur një djalë i vogël bën xhiro i kapur pas tramvajit.

Video është realizuar nga drejtuesi i një motori në Stamboll gjatë të dielës së kaluar.

Sipas tij ishte ora 21:00 e mbrëmjes dhe travaji po përshkonte rrugën Bağcılar-Kabataş.

I tronditur ndërsa e shikonte fëmijën të varur në tramvaj, ai i bëri thirrje disa herë të zbresë.

Por djali i vogël vazhdoi i pashqetësuar udhëtimin ashtu i varur për disa metra.

 

Share With:
Translate »
412 Views