Lola Haradinaj emocionon ‘motrën’ e saj me këtë videomesazh

Këngëtarja dhe aktorja e njohur, Nora Muçaj, ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të folur rreth projektit të saj “Për ty”, që e riktheu në tregun muzikor shqiptar pas një mungese 5 vjeçare.

E pyetur nga Bieta, Nora tregoi se këtë shkëputje e ka shijuar shumë, pasi ka mundur të qëndrojë larg vëmendjes mediatike në Zvicër, pranë të shoqit dhe dy djemve.

Megjithatë Nora premtoi se tashmë do të jetë më aktive, si në muzikë ashtu edhe me angazhimet si aktore. Ajo zbuloi se është bërë pjesë e serialit “O sa mirë”, ndërkohë që po punon edhe për këngën e radhës.

Një video-mesazh surprizë i erdhi edhe nga kushërira e mikesha e saj, Lola Haradinaj, e cila tregoi se kanë qenë shumë të lidhura të vogla e vazhdojnë të ruajnë të njëjtin raport.

Share With:
Translate »
567 Views