London bën mëngjesin për mamin dhe vëllain tek barku

E diela i kushtohet familjes dhe për Sara Hoxhën dedikimi ndaj saj është maksimal. Ajo e ka nisur ditën me London pranë vetes duke gatuar petulla me fruta e ndihmuar nga i vogli. Foton e ëmbël të shkëputur nga këto momente e ka publikuar në ‘Instagram’ me mbishkrimin: “Petulla me të preferuarin tim”.

London duket aq i përfshirë në përgatitjen e mëngjesit saqë të habit me ëmbëlsinë e tij, jo më kot as Sara nuk i ka rezistuar dot ruajtjes së këtij momenti me një foto.

Së shpejti i vogli do të bëhet me një motër ose një vëlla, pasi trashëgimtarja e ‘Top Media’ është në pritje të fëmijës së dytë.

Share With:
Translate »
542 Views