London Noor, njësoj si mami dhe tezja, atje ku mori jetë ëndrra e Dritan Hoxhës

U bënë 20 vite që ëndrra e Dritan Hoxhës mori jetë, ëndërr që ndoshta zanafillën e kishte që në vegjëli. “Top Albania Radio” nisi rrugëtimin e saj në një apartament për të bërë revolucion në Shqipëri si një media e pavarur. 20 vite ndryshuan shumë gjëra, ashtu si edhe jetën e Tanit, i cili nuk jeton më. Ai u bë baba i katër fëmijëve e sot do të mund ta thërrisnin edhe gjysh. Pasuria më e madhe që la pas, nuk ishin llogaritë bankare por familja e tij. Dhe London është qershia mbi tortë. Atë do ta duan më shumë. Jo se është më i vogli, jo se është nipi i parë por se emri i tij Noor (Dritë) mbart emrin e gjyshit.
Sot, ai gjendet në studion e Top Albania Radios dhe mami Sara shkruan: “Kur ishim fëmijë, unë dhe Lori shikonim babin se si ndiqte ëndrrën e tij në Top Albania Radio. Sot, London bën të njëjtën gjë.” /Kids’ Time/

Share With:



383 Views