Lopa hidhet nga kamioni i thertores, lind të voglin një ditë më vonë

Një lopë shtatzënë ka lindur një ditë pas ikjes nga një kamion që ishte drejtuar për në një thertore.

Lopa, e quajtur Brianna, u hodh nga 2.4 metra mbi tokë në një rrugë, përpara se të dërgohej në një qendër shpëtimi në Nju Xhersi.

Duke u hedhur nga kamioni, shpëtuesit e kafshëve zbuluan se lopa ishte shtatzënë dhe nuk kishte shpëtuar vetëm veten, por edhe të voglin e saj të pa lindur.

Mike Stura, themeluesi i Skylands Animal Sanctuary në New Jersey në SHBA, tha: “Kam marrë një telefonatë nga një mik, oficer policie. Ai më tregoi për një lopë që vraponte në autostradë. Kam marrë kamionin e shpëtimit dhe kam dalë jashtë. Kur arrita atje, policia e kishte bllokuar jashtë autostradës”, citon Mail.

Share With:
Translate »
664 Views