Lori Hoxha do i jepte vetëm një këshillë vetes së saj 16-vjeçare

Ndonëse në fotot e saj janë të vështirë për t’u dalluar, Lori Hoxha deri para 1 viti kishte 13 tatuazhe.

Ajo ka zgjedhur që ata të jenë minimalistë dhe i ka bërë në zona të cilat nuk dallohen shumë.

Ajo ka zgjedhur kryesisht tatuazhe që lidhen me jetën e saj, megjithatë Lori ka treguar se tatuazhet e saj kanë filluar t’ja shpifin.

Trashëgimtarja e “Top Media” është shprehur e penduar për disa prej tyre, sidomos ata që ka bërë në një moshë të vogël.

Tani që kthen kokën pas ajo ka vetëm një këshillë për veten e saj dhe bëjmë mirë t’ja vëmë veshin.

“Çfarë do i thoje vetes në moshën 16-vjeçare?”, e pyet një ndjekës në Instagram.

“Mos bëj tatuazhe”, i përgjigjet Lori.

Tashmë Lori ka treguar se pendesa e tatuazheve është aq e madhe, sa ajo ka filluar t’i fshijë, megjithatë nuk e dimë se sa tatuazhe ka tani.

Share With:
Translate »
1090 Views