Lori Hoxha reagon pas ofendimeve: Mami nuk më ka bërë budallaqe që të laj enët

Lori Hoxha për shkak të operacioneve plastike shpesh edhe ofendohet.

Kështu ka ndodhur edhe këtë herë po Lori kësaj radhe nuk ka rezistuar dhe i është thyer komentueses duke thënë se mami nuk e ka rritur budallaqe.

Në një foto që ajo ka postuar për “Halloëeen”, një komentueses i shkruan:

“Dhe mjaft me shiringa zemër se je fryrë goxha nga faqet, më beso s’ke më nevojë për më shumë. Visi të do gjithsesi edhe po të jesh si në fillim.”

Lori nuk ka duruar dhe i ka kthyer:

“Sikur të jetoja për meshkujt do të isha ne kuzhinë duke pastruar pjatat tani, por fatmirësisht mami nuk ka rritur budallaqe dhe çdo gjë e bëj për qejfin e shpirtit tim”.

 

Share With:
Translate »
802 Views