Lorik Cana prezanton të voglën e shtëpisë

Në të vërtetë Lea ka qenë i pari fëmijë që i ka mësuar diçka Lorikut rreth kujdesit dhe dashurisë prindërore edhe pse ajo është motra e tij. Futbollisti ka qenë 19 vjeç kur ajo u lind dhe siç ka thënë në një intervistë, ka qenë si një baba për të.

Ata janë tre fëmijë në familje, Loriku, i madhi, Laura e cila është e martuar me dy fëmijë dhe e vogla, Lea.

Tashmë, kur ai është bërë vetë baba me djalin e parë, Boiken, edhe Lea është një vajzë 15 vjeçe ku dallojnë sytë e bukur.

Lea dhe Liki ❤️

A post shared by Lorik Cana (@lorikcana) on

Ndoshta edhe Boiken, po ta kthejë ndonjëherë kokën do i ketë sytë me ngjyrë interesante, duke qenë që edhe bashkëshortja italiane e Lorikut, Monica, i ka bojëqielli.

Ndërsa me Monica-n është treguar më i hapur, motrën na e kishte mbajtur të fshehtë deri sot. Tani njohim edhe një Cana tjetër.

Share With:
Translate »
978 Views