Luajti 20 orë pa pushim në internet-kafe, adoleshneti paralizohet

Një adhurues i lojrave është paralizuar pasi kaloi 20 orë në interent kafe duke luajtuar pa bërë asnjë pushim të vetëm.

Stafi i internet kafesë në Jiaxing, Provinca Zhejiang lajmëruan mjekët pasi kuptuan se i riu kishte humbur ndjeshmërinë e gjymtyrëve të poshtme.

Në video ai shihet duke u mbajtur në barelë nga mjekët.

Ai qëndroi për 20 orë i ulur dhe nuk lëvizi nga vendi deri sa u përpoq që të shkonte në banjo. Aty kuptoi që nuk ecte dot dhe ndërsa po e dërgojnë në spital u lutet miqve të tij që ta përfundojnë lojën për të.

Share With:



25 Views