Lufta 10 vjeçare vjehërr-nuse le në kushte ç’njerëzore 2 fëmijët e mitur

Që prej martesës përpara 10 vitesh, Elona ka përjetuar zhgënjime të njëpasnjëshme. Bashkëshorti i saj Astriti i kishte “rrëmbyer” zemrën dhe premtimin për të lidhur jetën duke i thënë se ishte inxhinier, se kishte dy shtëpi, në fshat e në qytet por që asgjë nuk rezultoi e vërtetë. Me fillimin e jetesës në fshatin Zall-Bastar tek shtëpia e prindërve të burrit, filluan dhe problemet. Tek “Ka një mesazh për ty” Elona ka treguar sesi vjehrra dhe vjehrri u përmendnin bukën gjatë kohës që çifti jetonte në një banesë me ta. Vjehrra arrinte deri aty sa i thoshte nuses që “ti ke vetëm krevatin ku fle” sepse edhe dorezën e derës e mbante në xhepin e saj që të futej sa herë të donte në dhomën e çiftit. Të detyruar nga sherret e përditshme, Elona me Astritin u zhvendosën në një magazinë në periferi të Tiranës e cila po ashtu eshte në pronësi të prindërve të burrit. Kushtet në atë vend sipas Elonës janë të mjerueshme, me mure të çarë, lagështirë ekstreme e deri dhe minj. Vjehrra nuk ka pranuar që t’ia japin djalit dhe nuses pronësinë e asaj magazine të përshtatur për banesë sepse i’a kanë premtuar nipit. Në ato kushte ç’njerëzore Elona është detyruar të rrisë dy fëmijët, 5 e 6 vjeç por pa patur një ide sesi do jetë e ardhmja e familjes. Kjo ishte dhe arsyeja që ajo kishte ftuar Bedullen, vjehrrën e saj që t’i bënte thirrje që t’i lejonte që brenda mundësive të investonin diçka në atë shtëpi për hir të fëmijëve. Vjehrra e ka refuzuar ftesën për të ardhur në program e për t’u përballur me nusen e po ashtu nuk i ka dhënë sërish lejen që të përmirësojnë kushtet tek magazina e cila është pronë e saj dhe e burrit. Megjithse Elona është e detyruar që sërish të jetojë në mjerim, i ka bërë thirrje vjehrrës që nëse një ditë do pendohet për veprimin e saj, është e gatshme që t’i shërbejë asaj dhe bashkëshortit. Mjafton që ata të jetojnë afër tyre e t’u japin pronësinë e dy prej tre dhomave të asaj magazine të vjetër. Nëse për nusen do mbesë gjithmonë “vjehrrë”, koha do e vërtetojë nëse një ditë Bedullja do bëhet gjyshe për nipin e mbesën e saj.

Lufta 10 vjeçare vjehërr-nuse le në kushte ç’njerëzore 2 fëmijët e mitur

Lufta 10 vjeçare vjehërr-nuse le në kushte ç’njerëzore 2 fëmijët e miturQë prej martesës përpara 10 vitesh, Elona ka përjetuar zhgënjime të njëpasnjëshme. Bashkëshorti i saj Astriti i kishte “rrëmbyer” zemrën dhe premtimin për të lidhur jetën duke i thënë se ishte inxhinier, se kishte dy shtëpi, në fshat e në qytet por që asgjë nuk rezultoi e vërtetë. Me fillimin e jetesës në fshatin Zall-Bastar tek shtëpia e prindërve të burrit, filluan dhe problemet. Tek “Ka një mesazh për ty” Elona ka treguar sesi vjehrra dhe vjehrri u përmendnin bukën gjatë kohës që çifti jetonte në një banesë me ta. Vjehrra arrinte deri aty sa i thoshte nuses që “ti ke vetëm krevatin ku fle” sepse edhe dorezën e derës e mbante në xhepin e saj që të futej sa herë të donte në dhomën e çiftit. Të detyruar nga sherret e përditshme, Elona me Astritin u zhvendosën në një magazinë në periferi të Tiranës e cila po ashtu eshte në pronësi të prindërve të burrit. Kushtet në atë vend sipas Elonës janë të mjerueshme, me mure të çarë, lagështirë ekstreme e deri dhe minj. Vjehrra nuk ka pranuar që t’ia japin djalit dhe nuses pronësinë e asaj magazine të përshtatur për banesë sepse i’a kanë premtuar nipit. Në ato kushte ç’njerëzore Elona është detyruar të rrisë dy fëmijët, 5 e 6 vjeç por pa patur një ide sesi do jetë e ardhmja e familjes. Kjo ishte dhe arsyeja që ajo kishte ftuar Bedullen, vjehrrën e saj që t’i bënte thirrje që t’i lejonte që brenda mundësive të investonin diçka në atë shtëpi për hir të fëmijëve. Vjehrra e ka refuzuar ftesën për të ardhur në program e për t’u përballur me nusen e po ashtu nuk i ka dhënë sërish lejen që të përmirësojnë kushtet tek magazina e cila është pronë e saj dhe e burrit. Megjithse Elona është e detyruar që sërish të jetojë në mjerim, i ka bërë thirrje vjehrrës që nëse një ditë do pendohet për veprimin e saj, është e gatshme që t’i shërbejë asaj dhe bashkëshortit. Mjafton që ata të jetojnë afër tyre e t’u japin pronësinë e dy prej tre dhomave të asaj magazine të vjetër. Nëse për nusen do mbesë gjithmonë “vjehrrë”, koha do e vërtetojë nëse një ditë Bedullja do bëhet gjyshe për nipin e mbesën e saj. #KaNjeMesazhPerTy #EdielaShqiptare #TvKlan #17Nentor2019

Posted by E Diela Shqiptare on Saturday, November 16, 2019

Share With:



84 Views