Lyen flokët me fije, babai dhe njerka veprim çnjerëzor me vajzën

Një vajzë nga Ohajo ka mbetur e tronditur, kur babai dhe njerka i kanë prerë flokët, pasi kishte vendosur t’i lyente për ditëlindje.

Ditëlindjen e vajzës së saj adoleshente, Christin Johnson vendosi ta çonte atë në një sallon bukurie për një dhuratë të veçantë.

Kelsey u trajtua në sallon ku ia lyen flokët me fije. Por kjo gjë duket se nuk i pëlqeu babait dhe njerkës së saj.

Johnson raporton se kur Kelsey u kthye në shtëpinë e saj pasi kishte kaluar kohë me babain e saj dhe njerkën, ajo ishte e tronditur të zbulonte se çifti kishte prerë të gjitha flokët e vajzës, si një formë dënimi.

Historia e Kelsey ka shkaktuar zemërim në internet ndërsa babai i saj dhe njerka, të dy zjarrfikës janë pezulluar nga puna.

Share With:
Translate »
1120 Views