Makthi i çdo prindi: Si të veproni në rastet kur fëmijës i ngec një trup i huaj në fyt | Video

Për prindërit është ankth i vërtetë kur shikojnë fëmijën duke iu marrë fryma dhe nuk dinë se si të veprojnë në situata kaq kritike. Nëse jeni prindër, me siguri mund të jeni përballur me një situatë kur fëmijës i ka ngelur në fyt një objekt dhe ka filluar t’i merret fryma. Në raste të tilla, e rëndësishme është të ruani qetësinë dhe të dini si ta menaxhoni situatën. Më poshtë do t’ju tregojmë disa udhëzime se si të veproni në raste të tilla për t’i shpëtuar jetën fëmijës.

Hapi i parë: Kontrolloni situatën
Nëse vëreni se fëmija juaj fillon të kollitet ose nuk mund të marrë frymë kur hap gojën, ai mund të ketë ndonjë objekt që i shkakton vështirësi në frymëmarrje. Nëse fëmija duket i qetë, por fytyra fillon t’i skuqet dhe fillon të shtrëngohet, do të thotë se ka probleme me frymëmarrjen, prandaj duhet të shkoni menjëherë për ta ndihmuar.

Hapi i dytë: Përpiquni të nxirrni objektin nga goja
Së pari, duhet të uleni dhe të mbështesni kokën e djalit me pëllëmbën e njërës dorë. Më pas duhet të ktheni fëmijën përmbys duke e mbajtur mes parakrahut dhe gjoksit. Vendosni shputën e dorës tek shpina e fëmijës dhe filloni ta godisni 5 herë. Mos u frikësoni nëse ushtroni pak forcë, pasi është e nevojshme për të nxjerrë objektin nga goja e fëmijës.

Hap i tretë: Aplikoni presionin abdominal
Përsëri mbështesni kokën e fëmijës dhe kthejeni nga ana tjetër, ku koka të jetë më poshtë se trupi. Pastaj vendosni dy gishtat e dorës tjetër tek gjoksi i fëmijës dhe filloni të ushtroni forcë.

Me këto metoda do të arrini të hiqni objektin nga goja e fëmijës. Për më tepër, shikoni videon e mëposhtme.

 

Share With:



626 Views