Mamaja e Justin Bieber i habit të gjithë me këto fjalë për Hailey Baldwin

Verën e kaluar u përfol nga të gjitha mediat e huaja se mamaja e Justin Bieber nuk ishte një simpatizante e madhe e lidhjes së djalit të saj me modelen Hailey Baldwin. Por që prej asaj kohe duket se gjërat kanë ndryshuar shumë në lidhje me këtë raport.

Pattie Mallete ka publikuar së fundmi në ‘Instagram’, një foto me nusen e saj duke i habitur kështu të gjithë.

“Çfarë dhurate”, ka shkruar ajo në foton ku Hailey e puth në faqe. Nuk mungoi as komenti i modeles, i cili i shprehte dashurinë mamasë së Bieber, duke i thënë: “Të dua shumë”.

Mesa duket marrëdhënia e tyre është shumë e mirë tashmë dhe Hailey duhet të jetë shumë e lumtur për këtë gjë.

Share With:
Translate »
534 Views