Mami Linda dhe babi Edi e shijuan po aq sa Zaho lojën me top (video)

Veshur sportivë, me një top me vete dhe me familjen, a mund të kalohet Dita e Verësmë bukur se kaq? Me aparatin e telefonit të tij, Kryeministri Rama nuk na e kurseu një video të bukur me një pjesë të familjes. Ai, Lindi dhe Zaho i vogël kanë luajtur me top në një sallë basketbolli, vetëm se jo basketboll. Aty do ta kishte të sigurt fitoren burri i shtëpisë. Ndaj meqë fëmijët vdesin ta gjuajnë topin me këmbë, por në këtë mënyrë ka edhe më shumë mundësi për t`i bërë qejn e për ta lënë të fitojë, prindërit luajtën lojën më të përshtatshme për Zahon. Dhe s`mund të themi që Zaho ishte ai që e shijoi më shumë. Edhe prindërit e tij u argëtuan. Linda për shembull e gjuante topin si flutur.

Share With:



94 Views