Mania e fundit e makiazhit: vajza që ngjajnë si kukullat “Bratz”
Me makiazhin e tyre të përkryer dhe pamjet perfekte, nuk mohohet dot se kukullat e kahershme Bratz janë bërë një frymëzim për mënyrën e makiazhit.
Pra, mbahuni fort ju vajza që jeni ‘tifoze’ të bukurisë dhe shndërrimit, pasi mania më e fundit e make-up-it që ka përfshirë internetin është frymëzuar nga kukullat Bratz dhe rezultatet janë seriozisht mbresëlënëse.
Shumë kohë para se Kim Kardashian të na shndërronte në kornizat e saj dhe ikona të tjera të Youtube-it të bënin revolucion në mënyrën e të trukuarit, banda e Bratzit na jepte të gjithë frymëzimin e bukurisë perfekte.
Dhe del që, ne nuk jemi të vetmit që mendojnë kështu, shkruan ‘The Sun’.
Të shndërrohesh në një kukull Bratz është bërë tanimë një sfidë virale e makiazhit.
Nga obsesioni i buzëkuqit të kuq flakë të Chloe në syrin e Sashës, të gjitha pamjet tona të preferuara Bratz janë rikrijuar në përsosmëri.
Për të mos përmendur pastaj flokët me ngjyrat dhe modelet e tyre karakteristike.
Edhe pse banda e famshme e Bratz u krijua para 18 vjetëve, mënyra e tyre e makiazhimit është një ‘hit’ për vajzat e rrjeteve sociale.
Me pothuajse 38.000 transformime të etiketuara që mbartin Instagram-in, mania për t’u shndërruar në Bratz, i bën vajzat të duken kukulla të vërteta.