Maradona kërkoi burgosjen e saj, vajza reagon duke i thënë se…

Legjenda e futbollit, Diego Armando Maradona, së fundmi ka akuzuar dy vajzat dhe bashkëshorten e tij se i kanë vjedhur 3.4 milionë paund. Për këtë arsye, ai i ka kërkuar gjykatës dënimin e tyre me burg.
Në një reagim të ashpër nëpërmjet avokatit të tij, Maradona është shprehur se vajzat dhe bashkëshortja e tij i kanë fshehur paratë e vjedhura në një llogari në Uruguaj dhe më pas, i kanë përdorur për të blerë prona në SHBA.
Sipas avokatit të Maradonas, vajza e tij Giannina ka qenë në muajin gusht në Uruguaj dhe ajo ka një llogari atje. Lidhur me këtë akuzë, vajza e Maradonës, Giannina ka reaguar nëpërmjet një postimi në Twitter ku shkruan:
“Kam harruar gjërat e mia më të këqija dhe atë po përpiqem të bëj edhe sot. Shumë kilometra larg tij i dërgoj shumë dashuri dhe e falënderoj, sepse prej atij kam arritur të zgjedh të jem kjo që jam sot”.
Në vazhdim, pritet nëse legjenda e futbollit do të dalë me ndonjë përgjigje për vajzën e tij.

Share With:
Translate »
748 Views