Marin Orhanasi zbulon për herë të parë imazhin e plotë të djalit të vogël

Familja e aktorit të njohur të ‘Portokallisë’, Marin Orhanasi, përbëhet nga 4 vetë. Ai ka ndarë shpesh foto të familjes së tij në ‘Instagram’, por gjithmonë duke fshehur imazhin e djalit të tij më të vogël, të quajtur Uejs.

Së fundmi aktori ka publikuar një ‘selfie’ me djalin, duke zbuluar plotësisht imazhin e tij.

“I madhi dhe i vogli po presin të mesmin”, ka shkruar Marini në foton me vogëlushin.

Deri më sot Orhanasi e kishte mbuluar përherë fytyrën e djalit në të gjitha fotot familjare, por siç duket Uejsi është rritur dhe është koha të dalë me babin.

Share With:
Translate »
858 Views