Marina Vjollca tregon si dukej fëmijë dhe ndryshimin bëjeni vetë

Marina Vjollca është një ndër femrat më simpatike të ekranit shqiptar.

Me ëmbëlsinë e saj ajo ka ditur të bëjë për vete publikun dhe më në fund po e shohim në ekran.

Pas dy vitesh shkëputje, Marina po drejton emisionin më të ri “Klanifornia” duke u vënë përballë motrës së saj, Luana.

Sigurisht që përpos talentit që ka në moderim Marina ka rënë në sy edhe për pamjen e saj.

Por e keni parë si dukej moderatorja e vogël?

Së fundmi Marina ka publikuar në Instastory një foto të shumë viteve më parë ku shfaqet me mbesën e saj, Klevisa Paloka.

Në foto shihet qartë se përgjatë viteve moderatorja ka pasur ndryshime, megjithatë buzëqeshja e ëmbël nuk ka ndryshuar aspak.

Share With:
Translate »
1125 Views