Mario Balotelli, përkëdhel dhe puth djalin Leo

Pushime të shkurtra italiane për Mario Balotellin që nga Nizza është transferuar për disa ditë në Brescia së bashku me djalin Lion, i lindur në shtator dhe të dashurën e tij të re Clelia.

Revista ‘Chi’ ka siguruar fotot e para të futbollistit që mban në krah të voglin e tij dhe e mbush me përkëdhelje dhe puthje teksa ecin në rrugë.

Futbollisti që edhe nje vajzë Pian (që ka lindur nga lidhja e tij me Raffaella Fico), ka kaluar disa ditë pushimi në qytetin e tij ku është bashkuar e gjithë familja, prindërit adoptiv, prindërit biologjik, Thomas dhe Rose Barwuah dhe motra Angel.

E përjavshmja e ka fotografuar çiftin teksa shëtit dhe SuperMario mban djalin në krahë.

Share With:
Translate »
581 Views