Marrëdhënie për t’u marrë shembull, Priyanka Chopra shpërthen në lot gjatë dasmës së kunatës së saj

Të shtunën që lamë pas çifti i njohur, Sophie Turner dhe Joe Jonas celebruan për herë të dytë dashurinë e tyre.

Pas dasmës private në Los Angeles ata i thanë “Po” njëri-tjetrit në Francën Jugore.

Nga ceremonia e dasmës janë bërë publike pak detaje dhe deri më tani çifti ja ka dalë të mbajë situatën nën kontroll.

Megjithatë në disa nga fotot që kanë qarkulluar së fundmi bie në sy Priyanka Chopra, e cila është fotografuar e përlotur pranë bashkëshortit të saj.

Para se të shkonin në altar ajo ka parë kunatën e saj sa bukur dukej dhe ka vendosur duart në fytyrë nga gëzimi duke shpërthyer edhe në lot.

Aktorja mbante të veshur një sari rozë elegant.

Kjo foto ka bërë xhiron e rrjetit dhe shihet qartë se mes kunatave ka një marrëdhënie shumë të afërt.

Përsa i përket veshjes së nuses ende nuk janë publikuar imazhe të qarta, por në një foto të kapur nga ajri duket se 23-vjeçaria ka zgjedhur një fustan të bardhë të fryrë që e bënte të dukej madhështore.

Share With:



137 Views