Marsida Qatja fotografohet teksa largohet nga Shqipëria me djalin e vogël

Personazhi kryesor i ngjarjes së ndodhur në Kavajë disa javë më parë, Marsida Qatja është larguar nga Shqipëria.

Vetë Marsida ka postuar një foto në rrjetet e saj sociale bashkë me një prej tre fëmijëve të saj. Marsida shkruan se është nisur për në Gjermani, aty ku i ndodhet edhe bashkëshorti, i cili po vuan dënimin e tij.

Krahas fotos, Marsida njofton se është nisur drejt aeroportit të Hiedelberg në Gjermani, ndërsa shkruan edhe: Mirupafshim!

Ndërkohë vetëm disa javë më parë, Gjykata e Kavajës pranoi kërkesën e prokurorisë, për t’i sekuestruar pasaportën Qatja, pasi ndaj saj kishin vendosur masën ‘detyrim paraqitjeje’.

 

Share With:
Translate »
490 Views