Masha dhe ariu mbushin 10 vjeç, 32 miliardë shikime në Youtube

Filmi vizatimor që ka fiksuar fëmijët nga e gjithë bota pas një vajze të vogël trazovaçe dhe ariut të saj, mbush plot 10 vjeç, dhe për të festuar këtë okazion, ai do të dalë nëpër kinema në Britaninë e Madhe.

Por, ka edhe një tjetër arritje për të. Masha dhe ariu, filmi vizatimor rus, është ndër më të shikuarit në YouTube, me mbi 32 miliardë shikime.

Filmi, bazohet mbi një fabul me të njëjtin emër dhe çdo episod është rreth shtatë minuta i gjatë. Ai përshkruan aventurat e karaktereve kryesore, mashës, dhe mikut të saj ari.

Deri më sot, filmi vizatimor është përkthyer në 36 gjuhë dhe ka 12 kanale të ndryshme në Youtube, që kanë së bashku 62 milionë njerëz të regjistruar. Filmi madje ka një pjesë të dedikuar në një park argëtimi në Itali, Leolandia, ku fëmijët mund të takojnë karakteret personalisht.

Ai tani po tenton të hyjë edhe në tregjet kineze dhe japoneze për të pushtuar edhe atje zemrat e fëmijëve, siç ka bërë në pjesën tjetër të botës.

Share With:
Translate »
486 Views